75 Mall Live Search
15:41 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / Gj Sh

Benjamin Sesko fiton çmimin e lojtarit të muajit te Manchester United

Benjamin Sesko është shndërruar në njo lojtar kyq pë Manchester United në ndeshjet e fundit.

Me paraqitjet e mira dhe golat vendimtar, sulmuesi slloven ka fituar çmimin e futbollistit të muajit te ”Djajt e Kuq”, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi tre gola në katër ndeshje gjatë muajit shkurt me fanellen e United.

Sesko shënoi golin e fitores 3-2 ndaj Fulhamit, golin e barazimit 1-1 ndaj West Hamit, dhe golin e fitores 1-0 ndaj Evertonit.

Dy nga tre golat e Seskos, ai ndaj Fulhamit dhe West Hamit u shënuan në minutat e kohës shtesë./IndeksOnline/