75 Mall Live Search
17:09 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / MSH1

Protesta e opozitës, policia “blindon” selinë e PS-së

Policia ka dislokuar forca pranë selisë së Partisë Socialiste këtë të shtunë, në kuadër të masave për protestën kombëtare të opozitës.

Sipas Euronews, forca policore janë vendosur edhe pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kjo është protesta e radhës e opozitës, në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Edi Rama.