Lëndohet Haaland, mungon ndaj Leeds-it
Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e sotme të Cityt ndaj Leeds United, duke munguar edhe në bankën rezervë.
Sipas informacioneve të fundit, Haaland ka pësuar një lëndim gjatë seancave stërvitore këtë javë, shkruan IndeksOnline.
Kjo gjë ka detyruar stafin teknik të Cityt ta lërë jashtë për këtë përballje.
Klubi ende nuk ka dalur me një njoftim zyrtar për shkallën e dëmtimit apo kohëzgjatjen e mungesës së tij.

