75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / MSH1

Era Istrefi paralajmëron këngën e re

Ylli i muzikës, Era Istrefi, duket se ka gati këngën e re.

Projekti i saj i ri muzikor titullohet “Move On”, raporton IndeksOnline.

E shfaqur me një veshje sensuale kuq e zi, Era ka ndarë me fansat një sekuencë që i mban mjaftueshëm në ethe deri në publikimin e këngës.

“Duke numëruar ditët për “Move On”” ka shkruar Era në videon e postuar.

Se do të jetë një hit i padiskutueshëm ky projekt – tashmë dihet!