75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / L A

Yamal: Rikthimi ndaj Atleticos është i mundur

Lamine Yamal ka folur pas ndeshjes ndaj Villarrealit.

Ai shkëlqeu duke shënuar hattrick në fitoren 4-1 ndaj Villarrealit, i cili është dhe i pari në karrierën e tij.

Yamal, më tutje është i fokusuar në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit, ku i cili tha se rikthimi është i mundur.

“Rikthimi kundër Atlético Madrid është i mundur. Ne kemi nevojë për tifozët tanë. Ne mund ta bëjmë”, deklaroi Yamal.

Ndeshja luhet të martën në “Camp Nou”, në orën 21:00./IndeksOnline/