75 Mall Live Search
08:57 / E Diele, 01 Mars 2026 / b l

Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy shtetas serb

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, pasditen e djeshme në Leposaviq.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.