Pas akuzave të babait të Selinës për Mirin, reagon familja, flet vëllai i banorit
I ftuar në “BB Fan Club” ditën e sotme ka qenë vëllai i mirit, Flori Shahini. Ai foli rreth lojës së vëllait të tij dhe se si e kanë parë përgjatë gjithë kohës që ai ka qenë brenda shtëpisë.
Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar dhe akuzave të ardhura nga babai i Selin, duke folur për mënyrën se si familja e banorit i ka pritur, duke u shprehur kështu:
Për aq kohë sa ne jemi të bindur që ato gjëra s’janë të vërteta nuk kemi pse t’i marrim në konsideratë
Jemi shumë të qetë, sepse ne e njohim Mirin shumë herë më mirë se çfarë mund të flasin aty brenda. Në “BBV” shumë gjëra janë në kontekstin e lojës, për të krijuar një strategji, një dinamikë, për të dalë në ‘Prime’
Nuk është se na erdhi mirë, por e menduam më qetë, më me gjakftohtësi, asgjë s’është e vërtetë.
Aty brenda është një lojë, s’ka pse gjërat të merren me tendencë dhe s’ka pse të merren gjërat me opinionin e publikut
Publiku ka të drejtë të flasë, të japë mendime dhe opinione por një pjesë e publikut të japë mendimin që “ky është kështu”, pa e ditur fare se si është ai në jetën jashtë…
Askush nga ne s’ka të drejtë të futet në lëkurën e dikujt, aty gjithësecili përfaqëson jetën e vet

