75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 01 Mars 2026 / AR

Alba thyen heshtjen me një mesazh që po çmend rrjetin

Alba Pollozhani ka emocionuar ndjekësit me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet mirënjohëse për çdo votë, mesazh dhe fjalë inkurajuese, duke theksuar se mbështetja e publikut ka qenë forca që e ka ndihmuar të mos dorëzohet në momentet më sfiduese.

“Ju nuk më keni dhënë vetëm mbështetje, më keni dhënë krahë për të mos u dorëzuar kurrë”, shkruan ajo ndër të tjera, duke shtuar se çdo sfidë e ka bërë më të fortë.

Alba u shpreh krenare për rrugën që ka bërë deri tani, ndërsa theksoi se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. Ajo inkurajoi ndjekësit që të jenë gjithmonë vetvetja, të mos ulin kokën për askënd dhe të luftojnë për ëndrrat e tyre pa frikë.

Postimi i saj ka marrë mijëra reagime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm në çdo hap të saj./Indeksonline/