Ish-gjyqtari i famshëm Clattenburg për prekjen e topit me dorë të Declan Rice: Ishte penallti e qartë!
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Chelseat, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.
Gjatë ndeshjes pati një rast të diskutueshëm, ku Declan Rice luajti me dorë në zonën e 16-metërshit, shkruan Indeksonline
Gjyqtari dhe VAR-i nuk e panë si një penallti, por ish-referi i njohur, Mark Clattenburg e cilëson si 11-metërsh.
“Declan Rice lëviz krahun drejt topit dhe duhej të ishte akorduar penallti. Çdo javë shohim mospërputhje me vendimet e gjyqtarëve dhe kjo javë nuk është ndryshe. Topi vjen nga një distancë e gjatë dhe një lëvizje e qartë e krahut drejt topit duhet të rezultojë gjithmonë me një penallti”, tha ish-gjyqtari i famshëm Clattenburg
Edhe pse Chelsea shënoi gol pas disa minutave, një penallti e mundshme do të ndryshonte rrjedhjen e ndeshjes./Indeksonline/

