75 Mall Live Search
09:24 / E Hënë, 02 Mars 2026 / KV

Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre aktakuzë për “Pastrim të parave”

Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Z, për veprën penale “Pastrim parashe”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Z., me datë 26 shtator 2019 në Pejë, duke qenë në dijeni se pasuria e caktuar buron nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal, transferon pasurinë me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës apo burimit, deponon në bankë shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) eurosh kinse nga shitja e shtëpisë dhe merr kredi bankare në shumën prej 20.000 (njëzetmijë) euro, ku të gjitha të hollat, i transferon në dy llogari bankare të shitësve A.LL dhe A.LL në shumë totale prej 70.000 (shtatëdhjetë) mijë euro, me të cilët lidh edhe kontratë, e që në fakt nga shitja e shtëpisë nuk pranon asnjë të hyrë.Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.