75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 02 Mars 2026 / KV

Policia konfiskon armë, uniforma ushtarake e fishekë në një shtëpi, në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në mëngjes gjatë kontrollit në shtëpinë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, në Skenderaj, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë, municione e uniforma ushtarake.

Sipas raportit të policisë janë konfiksuar: një armë gjysmautomatike, një pistoletë, dy karikatorë, 77 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë gjuetie me 17 fishekë, uniforma të ndryshme ushtarake, tri thika luftarake, një rrethore e fishekëve,  dy rripa dhe pjesë të tjera të uniformave të ish-Jugosllavisë.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./IndeksOnline/