Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos.
Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person. Viktima mësohet se është me origjinë nga Shqipëria, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.
Përplasja mësohet se ndodhi pranë kthesës për në Agrigento.
Një makinë dhe një kamion që transportonte fruta u përfshinë në aksidentin fatal, duke lënë edhe 6 të plagosur, raporton Euronewsalbania.
Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./Indeksonline/

