Shënoi gol në Bundesliga 2, Muslija në mesin e më të mirëve të javës
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është futur në formacionin e javës në Bundesliga 2.
Muslija shënoi një gol në fitoren e Dusseldorfit 2:1 ndaj Bochumit, shkruan Indeksonline
Mesfushori kosovar është futur në mesin e më të mirëve të kësaj jave në sajtin “Sofasocore”.
Ai u vlerësua me notën 8.8./Indeksonline/

