Shënoi supergol, Ilievski fiton çmimin “Ylli i javës” nga FFK-ja
Futbollisti i Prishtinës, Mario Ilievski ka fituar çmimin “Ylli i javës” që jepet pas çdo xhiroje.
Ilievski mbrëmë shënoi një eurogol në barazimin ndaj Dritës në Superligë, shkruan Indeksonline
Sulmuesi 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.
Futbollisti maqedonas ka shumë gjasa që gjatë afatit veror të largohet nga klubi kryeqytatas, pasi tashmë kanë arritur ofertat nga Europa për të./Indeksonline/

