E dhimbshme apo skandal?, Transgjinorja publikon pamje që po bën xhiron e rrjetit
Transgjinorja shqiptare, Linda Rei ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në InstaStory, ku shfaqet me një mavijosje të dukshme në krah.
Krahas fotos, ajo ka shkruar në italisht: “Un ricordo di Sanremo ”, që në shqip përkthehet “Një kujtim nga Sanremo”, duke e shoqëruar me datën dhe orën e publikimit, shkruan Indeksonline.
Postimi ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët janë bërë kuriozë për atë që ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në qytetin italian.
Megjithatë, Linda Rei nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat se si është shkaktuar mavijosja, duke lënë gjithçka si pjesë humori.
Mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të ndajë më shumë rreth këtij “kujtimi” nga Sanremo në vijim./Indeksonline/


