75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 02 Mars 2026 / H F

Pas Haxhiut dhe Osmanit, Peleshi takohet edhe me Kurtin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi paraditën e së hënës ka nisur viziten zyrtare në Kosovë, ku dhe ka zhvilluar takime me krerët shtetëror.

Peleshi i cili aktualisht ndodhet në takim me kryeministrin Albin Kurti, po bisedojnë për zhvillimet e fundit si dhe mundësinë për forcimin e raporteve mes të dyja vendeve, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se paraprakisht, Peleshi zhvilloi takim me Albulena Haxhiun- kryetare e Kuvendit të Kosovës, si dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Nga të tri takimet, mediave iu është lejuar vetëm xhirimi i disa sekuencave, duke përjashtuar kështu mundësinë e prononcimit./IndeksOnline/