Investim në mirëqenien e fëmijëve, Kantina e re në shkollën fillore në Kodrën e Trimave
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini ka bërë me dije se kanë nisur punimet për ndërtimin e Kantinës në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Kodrën e Trimave.
Sipas Shahinit, pas kësaj shumë shpejt mbi 730 nxënës do të kenë ushqim të ngrohtë çdo ditë nga Kuzhina e Kryeqytetit si pjesë e mësimit tërëditor.
Njoftimi i tij i plotë:
E hëna nis në terren me energji të plotë
Kanë nisur punimet për ndërtimin e Kantinës në Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave.
Shumë shpejt, mbi 730 nxënës do të kenë çdo ditë ushqim të ngrohtë nga Kuzhina e Kryeqytetit , si pjesë e mësimit tërëditor
.
Një hap konkret drejt një shkolle më të plotë, ku përkujdesja për mirëqenien e fëmijëve ecën paralel me cilësinë në arsim.

