75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 02 Mars 2026 / G T

Mbappe largohet nga Madridi, rikthehet në Francë për t’u rikuperuar!

Ylli francez Kylian Mbappe, nuk është i kënaqur me mënyrën se si është menaxhuar problemi i tij në gju gjatë tre muajve të fundit nga stafi mjekësor i Real Madridit.

Mbappe ka shprehur pakënaqësi lidhur me trajtimin dhe procesin e rikuperimit, duke konsideruar se situata nuk është menaxhuar në mënyrën më të duhur, shkruan Indeksonline

Si pasojë, sulmuesi ka vendosur të udhëtojë drejt Francës për të vijuar rehabilitimin nën mbikëqyrjen e specialistëve të tjerë.

Lëvizja e tij ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen fizike të lojtarit dhe raportin me departamentin mjekësor të klubit madrilen, ndërsa pritet të shihet nëse ky vendim do të ndikojë në kohën e rikthimit të tij në fushë./Indeksonline/