Ndeshja ndaj Atleticos, Hansi Flick: Do bëjmë të pamundurën të mundur…!
Hansi Flick ka folur para ndeshjes së kthimit në kupë ndaj Atletico Madridit, duke theksuar se skuadra e tij do të luftojë deri në fund, pavarësisht disavantazhit të thellë.
Trajneri gjerman pranoi vështirësinë e situatës, duke qenë se ekipi i tij ndodhet katër gola në disavantazh pas ndeshjes së parë, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, ai beson se përmbysja është ende e mundur nëse skuadra tregon karakter dhe disiplinë maksimale në fushë.
“Jemi katër gola prapa, por duhet ta bëjmë të pamundurën të mundur”, u shpreh Flick në konferencën për shtyp.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së fortë në një sfidë të tillë vendimtare.
“Nuk do të dorëzohemi deri në fund. Është e rëndësishme të mbajmë edhe portën të paprekur”, shtoi trajneri.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit zhvillohet nesër nga ora 21:00 në stadiumin “Camp Nou”./Indeksonline/

