75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 02 Mars 2026 / OSH

Ngrihet aktakuzë ndaj Brendon Ajazajt, për vrasje në tentativë në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A., për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, nga Kodi Penale i Republikës së Kosovës .

Sipas aktakuzës, i pandehuri Brendon Ajazaj, me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Uliks Ferizin, derisa i pandehuri me të parë viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore.

Gjithashtu, i pandehuri Brendon Ajazaj akuzohet nga prokurori i shtetit edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë./Indeksonline/