Le Bris i kënaqur me mesfushorët: Graniti me të tjerët janë destinuar të luajnë së bashku!
Trajneri i Sunderlandit, Le Bris është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Leeds Unitedit, e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.
Le Bris foli për mesfushorët e tij, duke thënë se po kombinohen në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Indeksonline
“Graniti, Noa, Habibi dhe Enzo janë të gjithë të lidhur në një mënyrë kaq pozitive. Ata janë të destinuar të luajnë së bashku. Ne e dimë se ka një rrjedhshmëri në lëvizjen e tyre që përputhet me pikat e forta individuale…”, u shpreh trajneri Le Bris
Kujtojmë që nesër nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja mes Leedsit dhe Sunderlandit zhvillohet nga ora 20:45./Indeksonline/

