Abdixhiku pas takimit me Kurtin: E shoh shumë të vështirë konsensusin politik për presidentin
Kryetari i Lumir Abdixhiku, menjëherë pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, është deklaruar për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku tha se e sheh shumë të vështirë arritjen e një konsensusi politik brenda partive shqiptare, transmeton IndeksOnline.
“Me ju thanë të drejtën, e shoh shumë të vështirë çështjen e konsensusit politik brenda partive shqiptare. Nuk ka ndonjë kandidat specifik që na është prezantuar”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se do të shkojë në Grupin Parlamentar të LDK-së për të raportuar mbi situatën pas takimit, duke theksuar se me 15 deputetë, LDK-ja nuk mund të caktojë emër për president.
“LDK me 15 deputetë nuk mund të caktojë emër. Duhen 30 nënshkrime. Po presim deri më 5 mars se çfarë fati do ta ketë institucioni më i lartë”, deklaroi Abdixhiku.
Sa i përket mundësisë së një gare, ai theksoi se LDK beson që nuk ka zgjidhje në këtë formë, duke lënë të kuptohet se pa konsensus të gjerë politik, procesi mbetet i vështirë./IndeksOnline

