75 Mall Live Search
15:11 / E Hënë, 02 Mars 2026 / G T

Brahim Diaz ndryshon fenë gjatë muajit të Ramazanit

Sulmuesi i krahut të djathtë i Real Madridit, Brahim Diaz (26), është konvertuar në Islam gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lajmi u bë publik nga kryeimami Adil Hachmi, i cili konfirmoi se futbollisti tashmë është zyrtarisht mysliman, shkruan Indeksonline

“Brahim Diaz është zyrtarisht mysliman. Ai e kreu namazin e tij në një xhami në Madrid sonte,” deklaroi Hachmi, duke bërë të ditur se ceremonia fetare është zhvilluar në kryeqytetin spanjoll.

I lindur në Malaga nga një nënë spanjolle dhe baba maroken, me emrin e plotë Brahim Abdelkader Diaz, lojtari ka pasur një rrugëtim të veçantë si në aspektin personal ashtu edhe në atë sportiv. Ai përfaqësoi Spanjën në të gjitha nivelet e grupmoshave, përfshirë edhe ekipin e parë, por dy vite më parë vendosi të ndryshojë përfaqësimin ndërkombëtar dhe t’i bashkohet kombëtares së Marokut.

Që prej asaj kohe, Diaz është shndërruar në një nga figurat kryesore të ekipit afrikan, duke realizuar 13 gola në 22 paraqitje. Ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë në Kupën e fundit të Kombeve të Afrikës, ku Maroku arriti deri në finale./Indeksonline/