75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 02 Mars 2026 / B XH

Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten ku siç mëson ekskluzivisht “Mitropol” e kanë humbur jetën dy të rinj nga Mitrovica.

Sipas informacioneve fillestare aksidenti ka ndodhur të premtën, rreth orës 15:40 në autostradën A4 në drejtim të Triestes.

Ata po udhëtonin me makinë, me gjasë drejt kufirit slloven, kur u përplasën me shpejtësi të lartë me një kamion që transportonte mallra të ndryshme.

Siç mëson ekskluzivisht “Mitropol” viktima të këtij aksidenti ishin Fidan Peci, 27 vjeç dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç.

Familjet e viktimave tashmë janë njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Itali për aksidentin fatal.