75 Mall Live Search
20:17 / E Hënë, 02 Mars 2026 / F.R

U sulmua fizikisht gazetari Burim Pacolli, prokuroria nis hetime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 16:00 ka pranuar informacion për një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas pranimit të informacionit, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka autorizuar Policia e Kosovës për zhvillimin e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante.

Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Nga Prokuroria bëhet e ditur se, për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar për trajtimin me prioritet të këtij rasti dhe për garantimin e një hetimi të shpejtë, të paanshëm dhe profesional, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti, autoritetet kanë bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë./IndeksOnline/