75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 02 Mars 2026 / F.R

Tensionet në Lindjen e Mesme, reagon Fero nga Dubai: Jam mirë

Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke qetësuar ndjekësit e tij pasi ka marrë shumë mesazhe lidhur me situatën e tensionuar në rajonin ku ai aktualisht po qëndron.

Fero ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe se është mirë, duke theksuar se nuk ka vend për shqetësim.

“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, ka shkruar ai.

Reagimi i reperit vjen në kohën kur zhvillimet e fundit në rajon kanë ngritur shqetësime për sigurinë, ndërsa shumë figura publike kanë zgjedhur të informojnë ndjekësit për gjendjen e tyre./IndeksOnline/