Tahiri: Kosova ka nevojë për bashkim para zgjedhjes së presidentit, PDK është konstruktive
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, në kohën kur kanë mbetur pak ditë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Tahiri ka theksuar se shoqëria dhe shteti i Kosovës kanë nevojë për bashkim dhe unifikim më shumë se kurrë më parë.
Ai ka shtuar se PDK e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe po vepron si subjekt politik konstruktiv në raport me proceset institucionale.
Sipas Tahirit, në këtë fazë është e rëndësishme që forcat politike të tregojnë përgjegjësi për të garantuar stabilitet institucional dhe funksionim normal të shtetit.

