75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 03 Mars 2026 / A

Izraeli nis sulme të reja në Teheran dhe në Bejrut

Ushtria izraelite ka nisur sulme të reja në Teheran dhe në Bejrut, duke  i shënjestruat ato që i ka quajtur “objektiva ushtarake”.

Ambasada amerikane në Riad, Arabi Saudite,  është goditur nga dy dronë, me sa duket nga Irani. Sulmi shkaktoi një zjarr “të kufizuar” dhe “dëme të vogla”.

Media shtetërore iraniane tha se një ndërtesë komande në një bazë ajrore amerikane në Bahrejn është shkatërruar – SHBA-ja nuk kanë komentuar, raporton BBC-i, transmeton Klankosova.tv.

Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “goditjet më të forta” ndaj Iranit “do të vijnë ende”.

Ai foli pasi Donald Trump tha se lufta ishte “shansi i fundit dhe më i mirë” për të ndaluar “regjimin e sëmurë dhe të lig” në Iran.

SHBA-ja dhe Izraeli goditën Iranin të shtunën, duke vrarë udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Irani është hakmarrë me një valë sulmesh në të gjithë rajonin.