75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 03 Mars 2026 / Z S

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Rasti është cilësuar si: “Hetim mbi vdekjen” dhe ka ndodhur dje rreth orës 12:00

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/