75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 03 Mars 2026 / G T

Vendim i çuditshëm, West Hami ia “mbyll” dyert e fitnesit Adama Traores

West Ham Unitedi ka vendosur t’i ndalojë Adama Traores ngritjen e peshave në palestrën e qendrës stërvitore të klubit, për shkak të strukturës së tij tepër muskulore.

Vendimi është konfirmuar nga trajneri Nuno Espírito Santo, i cili theksoi se karakteristikat fizike të lojtarit janë të tilla prej kohësh dhe se ai duhet të shmangë stërvitjet me pesha të rënda, shkruan Indeksonline

“Gjenetika e tij ka qenë e tillë prej disa kohësh dhe ai duhet të shmangë palestrën. I kam thënë të qëndrojë jashtë palestrës. Është një nga gjërat që mendoj se duhet ta kuptojë. Pesha që mban është e mjaftueshme. Ai do të bëjë punë parandaluese (në palestër), por nuk do të jetë aty duke ngritur pesha”, u shpreh trajneri.

OFFICIAL: West Ham United have confirmed the signing of Adama Traoré from  Fulham in a deal worth around £2m. : r/FantasyPL

Sipas stafit teknik, synimi është të ruhet ekuilibri fizik i lojtarit dhe të shmangen ngarkesat e panevojshme që mund të ndikojnë në shpejtësinë dhe fleksibilitetin e tij – dy prej cilësive kryesore që e karakterizojnë Traoré në fushën e lojës.

Adama Traoré njihet për fizikun e tij të jashtëzakonshëm dhe fuqinë shpërthyese, ndërsa vendimi i klubit synon optimizimin e performancës së tij dhe reduktimin e rrezikut të dëmtimeve gjatë sezonit./Indeksonline/

🗣 Adama Traoré: "I don't do weights. I know it's hard to believe. I do  zero weights. It's genetic. I do some exercises, but not too much either  because I gain muscle