75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 03 Mars 2026 / S Z

Kujtim Shala flet para mbledhjes së deputetëve të LDK-së për presidentin

Grupi Parlamentar i LDK-së po mban një takim në selinë qendrore të kësaj partie, ku temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit.

E para fillimit të takimit, ka folur deputeti Kujtim Shala.

Shala ka thënë se ende s’kanë diskutuar për emra të veçantë për president.

“S’kemi diskutuar për emrat e veçantë. Do të bisedojmë sot dhe pas takimit do ta kemi një deklaratë“, ka thënë Shala.

Ndryshe, takimi i deputetëve të LDK-së po mbahet pas takimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku me kryeministrin Albin Kurti./Indeksonline/.