75 Mall Live Search
12:03 / E Martë, 03 Mars 2026 / S Z

Quni për zgjedhjen e Osmanit presidente: Do të pajtohem me vendimin që merret në mbledhje

Grupi Parlamentar I LDK-së po mban një takim në selinë qendrore të kësaj partie, ku temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit.

E para fillimit të takimit ka folur deputeti Anton Quni. Quni ka thënë se në takimin e Grupit Parlamentar do të njoftohen për çka konkretisht bisedoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takimin e sotëm e që rezulton të jetë i treti me kryeministrin Albin Kurti, e që në fokus temë kanë zgjedhjen e presidentit.

I pyetur se a do ta votojë Vjosa Omsmanin për presidentje ai tha se do të pajtohet me vendimin, i cili do të merret në këtë takim.

“Do ta shpreh qëndrimin në organet e partisë, do ta shprehi brenda strukturave të partisë. Aty merret vendimi. Unë do të pajtohem me vendimit që do të merret. Tani do të marrim infomatat. Prandja po mbahet ky takim, që t’i marrim infoamatat nga kryetari Abdixhiku”, tha Quni.