Taremi s’shkon në luftë, vjen reagimi zyrtar nga Olympiacosi
Zëvendëskryetari i Olympiacosit, Kostas Karapapas, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që pretendonin se Mehdi Taremi është i gatshëm të shkojë në luftë, duke i cilësuar ato si lajme të pavërteta.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Karapapas theksoi se informacionet e publikuara nuk qëndrojnë dhe bëri thirrje për përgjegjësi dhe respekt në trajtimin e çështjeve të ndjeshme, shkruan Indeksonline
“Viktima e parë e luftës është gjithmonë e vërteta. Mos u besoni lajmeve të rreme. Le të tregojmë respekt si për sportistët, ashtu edhe për të gjithë njerëzit, atdheu i të cilëve është përfshirë nga flakët. Po flasim për një çështje që prek çdo vend të botës dhe ndikon në gjithë planetin”, u shpreh ai.
Olympiacos başkan yardımcısı Kostas Karapapas, Mehdi Taremi’nin savaşa gitmeye hazır olduğu yönündeki haberleri yalanladı.
— De Marke Sports (@demarkesports) March 3, 2026
“Savaşın ilk kurbanı her zaman gerçektir. Yalan haberlere inanmayın. Hem sporculara hem de vatanları alevler içinde olan tüm insanlara saygı gösterelim.… pic.twitter.com/D1KjuZVPv1
Ai shtoi gjithashtu se është e pamundur të kontrollohet çdo informacion që qarkullon në rrjet, duke nënvizuar vështirësinë në ndalimin e përhapjes së lajmeve të pakonfirmuara.
“Fatkeqësisht, nuk është e mundur të ndjekësh çdo gjë që shkruan secili person që ka dëshirë të publikojë diçka, apo të parandalosh përhapjen e tyre”, thuhet në reagim.
/Indeksonline/

