75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 03 Mars 2026 / KV

Zjarr i madh të tregu me shumicë në Prishtinë, tym i zi mbulon zonën (Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak minutave pranë tregut me shumicë në Prishtinë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet tym i zi duke dalë nga një objekt në atë zonë.

Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë një ndërtesë, por ende nuk dihet saktësisht se çfarë është duke u djegur.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me rastin.

Ndërkohë, rrethanat e zjarrit dhe dëmet eventuale mbeten ende të paqarta./IndeksOnline/