75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 03 Mars 2026 / AR

Eskalon konflikti! Mossi i jep ultimatum gazetarit: “Sa t’osht jeta gat m’ki borxh”

Konflikti mes reperit Mossi dhe gazetarit Burim Pacolli ka marrë përmasa shqetësuese, pasi në publik janë bërë të ditura mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe gjuhë të rëndë.

Sipas mesazheve që po qarkullojnë, Mossi i ka dërguar gazetarit ultimatum, duke i kërkuar që brenda 7 minutash të fshijë një postim dhe të mos e përmendë më kurrë emrin e tij, përcjell Indeksonline.

Në komunikim përdoren fjalë fyese dhe paralajmërime të drejtpërdrejta, përfshirë shprehjen: “Sa t’osht jeta gat m’ki borxh, maje n’men”, duke lënë të kuptohet për pasoja nëse kërkesa nuk respektohet.

Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë shprehur shqetësim për gjuhën e përdorur dhe për presionin ndaj gazetarëve.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo përplasje mes Mossi dhe Burim Pacollit do të përfundojë me reagime zyrtare apo edhe me hapa ligjorë.

Ajo që është e sigurt, është se mesazhet e publikuara kanë ndezur debatin dhe kanë hedhur dritë mbi një konflikt që tashmë ka dalë jashtë kontrollit, duke e kthyer në një nga temat më të përfolura të momentit./Indeksonline/