Rama: Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për takimin e planifikimit sportiv për detajimin e masterplanit të objekteve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Rama ka thënë se po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe vendimet kyçe për organizimin.
Postimi i plotë:
Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit.
Në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, po zhvillojmë takimin e planifikimit sportiv për detajimin e masterplanit të objekteve. Po analizojmë lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe vendimet kyçe për organizimin.
Prishtina2030 nuk është vetëm organizim sportiv, është dëshmi se Kryeqyteti është gati të performojë në skenën ndërkombëtare./Indeksonline/

