75 Mall Live Search
16:05 / E Martë, 03 Mars 2026 / KV

Dy kandidatë në garë për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se janë certifikuar dy kandidatë për postin e kryetarit të këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i OMK-së, në mbledhjen e mbajtur më 3 mars 2026, bazuar në rekomandimet e Sekretariatit të KQZ-së, ka shqyrtuar aplikacionet për kandidaturë. Pas përfundimit të afatit për aplikim, janë pranuar dy kandidatura për kryetar të Odës.

Të dy aplikuesit kanë përmbushur kushtet e parapara me Statutin e Odës dhe Kodin Zgjedhor, duke u certifikuar zyrtarisht nga KQZ-ja.

Kandidatët e certifikuar janë: Pleurat Sejdiu dhe Naser Gjonbalaj.

Nga OMK-ja u është uruar suksese të dy kandidatëve në këtë garë zgjedhore, e cila është cilësuar si proces demokratik dhe i rëndësishëm për funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë organizative të Odës./IndeksOnline/