Loredana në studio, po sjell bashkëpunim me Noizyn?
Loredana duket se ka përvjelë mëngët për projektin e ri.
Artistja ka postuar disa fotografi nga studio dhe vëmendjen e merr një detaj, raporton IndeksOnline.
Në fotografi shihet hija e një personi që ngjan me siluetën e reperit Noizy.
Një gjë e tillë nuk lë hapësirë për befasi, pasi dyshja gëzojnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Pas suksesit të padiskutueshëm të duetit “Heart Attack”, Noizy dhe Lori mund të na sjellin diçka shumë unike së shpejti./IndeksOnline/


