75 Mall Live Search
17:08 / E Martë, 03 Mars 2026 / MSH1

Shakira thyen rekord në Meksikë, koncerti falas tërheq qindra mijëra njerëz

Shakira ka bërë histori në Mexico City!

Në koncertin e saj falas në Zócalo morën pjesë rreth 400,000 njerëz, transmeton IndeksOnline.

Sipas zyrtarëve të qytetit, koncerti i Shakirës ishte më i ndjekuri në historinë e kryeqytetit, duke vendosur një rekord të ri për sheshin ikonik.

Tifozët mbushën sheshin historik kryesor dhe rrugët për pothuajse dy orë, duke kënduar së bashku me artisten hite si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “Waka Waka”.

Koncerti u shoqërua me shumë momente ikonike dhe surpriza nga këngëtarja.

Ky ishte koncerti i dytë falas i Shakirës në Zócalo, pas atij të vitit 2007 që tashmë mbante një rekord të madh pjesëmarrjeje.

Këtë herë, turma pothuajse u dyfishua, pasi fansat udhëtuan nga e gjithë Meksika për ta parë atë të performonte./IndeksOnline/