75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 03 Mars 2026 / B XH

Trump thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.

Ai thekson se Irani tani nuk ka më marinë, as forcë ajrore apo kapacitete për të zbuluar sulmet ajrore.

“Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” theksoi Trump duke folur në një konferencë për media me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Trumpi u pyet se cili është skenari më i keq për të cilin Shtetet e Bashkuara janë përgatitur.

Ai u përgjigj se skenari më i keq është që “ta bëjmë këtë dhe pushtetin ta marrë dikush që është po aq i keq sa personi i mëparshëm”.