Moti sot: Temperaturat deri në 17 gradë
Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

