Izraeli godet dhjetëra objektiva ushtarake në Tehran, thirrje për evakuime në Bejrut
Izraeli ka goditur dhjetëra objektiva ushtarake në të gjithë Teheranin, njoftoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, raporton A2CNN-i.
Sulmet shënjestruan selinë e Basij, një forcë paraushtarake e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit. Në fokus të sulmeve ishin platformat e lëshimit të raketave dhe sistemet e mbrojtjes, si “drejtoria e furnizimit dhe logjistikës të lidhur me forcat tokësore të regjimit”.
IDF-ja bën me dije se do të vazhdojë të “intensifikojë sulmet e saj” ndaj infrastrukturës së regjimit iranian.
Sakaq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për civilët në disa pjesë të Bejrutit jugor që të evakuohen, pasi vazhdojnë të sulmojnë ndërtesat që thonë se janë të lidhura me Hezbollahun.
“Ata që ndodhen në zonën Haret Hreik duhet të evakuohen menjëherë”, tha zëdhënësi i IDF-së.

