Propozimi që ministritë të raportojnë në Komision për Buxhet s’kaloi, Mustafa: Çka po fshehin?
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi nuk është miratuar një propozim i tij në Komisionin për Buxhet.
Ai propozoi që të gjitha Ministritë të raportojnë raportet vjetore financiare në këtë Komision, dhe të diskutohet se si po shpenzohet paraja publike.
Mustafa ka bërë një pyetje pushtetit pasi nuk e miratuan këtë propozim.
“Fatkeqësisht, shumica e pushtetit nuk e miratoi propozimin tim. Nuk duan raportim të saktë e të hapur se si po i shpenzojnë ministrat paratë e shtetit. Çka po fshehin?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

