75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / H F

Irani lëshon një raketë drejt Turqisë, CIA po i armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin

Sot shënohet dita e pestë e sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Funerali i liderit suprem Khameneit fillon sot, me tri ditë përkujtime. Ndërkohë djali i tij, Mojtaba, është udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së të atit.

Sakaq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë nisur një valë sulmesh në të gjithë Iranin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërmarrë brenda një periudhe shumë të shkurtër dy veprime drastike që kanë tronditur skenën ndërkombëtare dhe kanë goditur drejtpërdrejt dy nga aleatët më të rëndësishëm të Kinës në arenën globale.

Sulmi me dron ndaj bazës britanike RAF Akrotiri në Qipro, ka nxitur evakuimin e banorëve dhe shqetësime të jashtëzakonshme për sigurinë e komunitetit lokal.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë.

Ushtria izraelite do të shtrijë pushtimin tokësor në Liban 5-30 kilometra. Sipas IDF-së, ushtria izraelite njoftoi më herët gjithë banorët e Libanit që ndodhen në perëndim të brigjeve të lumit Litani, se duhet të largohen urgjentisht nga banesat e tyre, në të kundërt nuk garanton jetën e tyre.

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë përdorur një kërcënim fiktiv nga Irani si pretekst për të përmbysur rendin kushtetues në vend dhe tha se thirrja e Uashingtonit që iranianët të marrin pushtetin nga udhëheqësit e tyre ishte cinike dhe çnjerëzore.

Mbërritja e fregatave “Kimon” dhe “Psara” në zonën e Qipros kanë rritur sigurinë jo vetëm për shtetin ishullor, por edhe për gjithë vendet e Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar të shënjestrojnë Iranin, dhe konflikti po zgjerohet: Izraeli goditi edhe Libanin, ndërsa raketat e regjimit Iranian kanë shkaktuar dëme e panik në Jeruzalem, Dubai e Doha.