Mes tensioneve familjare, David dhe Victoria urojnë Brooklynin për 27-vjetorin
David dhe Victoria Beckham kanë uruar publikisht djalin e tyre të madh, Brooklyn Peltz Beckham, për 27-vjetorin e lindjes, në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike.
Më 4 mars, David Beckham publikoi në Instagram Stories disa fotografi të vjetra familjare. Në njërën prej tyre, ai dhe Victoria shfaqen duke buzëqeshur në një pishinë, ndërsa Brooklyn i vogël pozon mes tyre. “Të duam”, shkroi ish-futbollisti, duke shtuar më pas: “27 sot”. Në një tjetër foto bardhezi, ku Brooklyn shihet pak më i rritur pranë të atit, David e uroi sërish me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen”!

