75 Mall Live Search
14:17 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / H F

Xum Allushi mbështet publikisht Rogertin: Lojtari më i drejtë dhe…

Pas trazirave të fundit në “Big Brother VIP”, ku Rogerti u largua dhe u rikthye brenda natës, një mbështetje e fortë i ka ardhur nga jashtë.

Ish-konkurrenti i edicionit të kaluar, Xum Allushi, ka thyer heshtjen për të komentuar lojën e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xumi e ka cilësuar Rogertin si lojtarin absolut të këtij edicioni, duke i justifikuar edhe momentet e tij të tensionit.

“Sipas mendimit tim, Rogerti është lojtari më i sinqertë dhe më i fortë nga të gjithë”, ka shkruar ai.

Sipas Xumit, shpërthimet apo reagimet e forta të Rogertit nuk janë shenjë agresiviteti, por drejtësie: “Reagimet e tij vijnë si pasojë e mbrojtjes së të drejtës së vet”.

Ky reagim vjen në një moment kritik për Rogertin, i cili pas debatit me opinionistët dhe daljes demonstrative, është rikthyer në shtëpi në pritje të verdiktit të publikut. Xumi i ka uruar atij fitoren, duke garantuar mbështetjen e tij deri në fund.