Ferizaji i tregon Vushtrrisë se ende nuk është për Superligë
Ferizaji ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kjo pasi ”Ujqit” shënuan fitore në çerekfinale ndaj Vushtrrisë, me rezultat 2-0.
Ergys Peposhi i dha epërsinë Ferizajit, me golin e shënuar në minutën e 45-të.
Golin e sigurisë e shënoi futbollisti Erion Sadriu, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 76-të./IndeksOnline/

