75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / G T

Të gjithë po e kritikojnë, Mikel Arteta i pakënaqur: Dua më shumë gola nga ndërprerjet!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Brightonit në Premier League.

Gjatë këtyre ditëve është kritikuar shumë loja e “Topçinjëve”, shkruan Indeksonline

Por, kjo nuk i bën përshtypje trajnerit spanjoll.

Madje ai thotë se nuk është i kënaqur sepse skuadra e tij duhet të shënojë më shumë gola nga ndërprerjet.

“Jam i zhgënjyer dhe i mërzitur sepse s’kemi shënuar më shumë gola nga gjuajtja e lirë”, u shpreh Arteta

Skuadra e Arsenalit sonte e ka një test të vështirë ndaj Brightonit, e vlefshme për javën e 29-të në Premier League./Indeksonline/