75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / S Z

Presidenca demanton Nagavcin: Kjo është gënjeshtër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në konferencën për media ka deklaruar se Vjosa Osmanit ia kanë ofruar nënshkrimet për kandidaturën e saj për presidente, por që ajo ka refuzuar.

E deklarata e Nagavcit është demantuar menjeherë nga Presidenca e Kosovës.

Në reagimin e Presidencës thuhet se deklaratat e Nagavcit, është një gënjeshtër..

“Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës.  Kjo është gënjeshtër!”, thuhet në reagimin e Presdiencës së Kosovës./Indeksonline/