75 Mall Live Search
20:45 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / S Z

KosovaMed vazhdon mbështetjen për shëndetësinë: Donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

 KosovaMed ka vazhduar mbështetjen për shëndetësinë kosovare, duke dhuruar donacione për QKMF-në në Obiliq dhe në Viti.

QKMF në Viti ka bërë të ditur se drejtori i shëndetësisë Halil Musliu dhe stafi shëndetësorë, kanë pranuar sot një donacion nga KosovaMed.

Ky donacion përfshin, 2 Koncentratorë oksigjeni dhe 3 Inhalatorë

“Falënderim për kompaninë KOSOVAMED HEALTHCARE për donacionin e pajisjeve mjekësore në QKMF në Viti. Këto pajisje ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në komunën tonë. Falënderim për donatorët dhe humanitetin e treguar”, thuhet në njoftimin e QKMF-së në Viti.

E KosovaMed është falenderuar për donacionin e ofruar dhe nga QKMF në Obiliq.

“Falënderojmë kompaninë KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K. për donacionin e pajisjeve mjekësore në QKMF Obiliq: Koncentratorë oksigjeni (2) Inhalatorë (3) Çanta emergjente (2). Pajisje diagnostike: Pulsoksimetër, Glukometër, Stetoskop dhe Aparat tensioni (nga 2 copë). Këto mjete rrisin cilësinë e shërbimit tone”, thuhet në njoftimin e QKMF në Obiliq.